
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me krimin e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Skourta, Beotia, ku një person u gjet i vdekur dhe i lidhur me pranga, në sediljen e pasme të një makine.
Trupi i shqiptari u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, pasditen e së premtes, por ende nuk është zbardhur identiteti i tij.
Makina u gjet në një vend të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe.
Sipas burimeve policore, shqiptari i cili u gjet i pajetë është me profesion punëtor ndërtimi, i cili u raportua i zhdukur në zonë, por nuk ishte denoncuar në polici.
Protothema.gr, raporton se ndërtuesi shqiptar u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat.
Ndërkohë, pritet të merret ADN-ja nga të afërmit e shqiptarit dhe nga trupi i gjetur i dekompozuar për të parë nëse janë identikë. Makina rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara.
Zgjedhja e vendit, prangosja e viktimës dhe më pas djegia e automjetit, ka nxitur dyshimet se është një ngjarje e mirëorganizuar kriminale.
Lini një Përgjigje