Prokuroria e Sarandës ka vendos nën sekuestro një seri pronash me vlerë disa miliona euro që i përkasin shtetasit Adriatik Kalemi, 53 vjeç.
Sipas një njoftimi zyrtar Kalemit i janë vendosur nën sekuestro 12 llogari bankare, 1 mjet lundrues, 4 automjete, por edhe apartamente, locale dhe troje që i poseidonte në Sarandë, Tiranë, Rradhimë të Vlorës e Memaliaj.
“Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
* Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
* Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
* Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Po kush është Adriatik Kalemi?
Ai është arrestuar në 2024 në një operacion, ndërsa u kap me armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme municionesh dhe mijëra euro.
Bashkë më Kalemin, në të njëjtin operacion u arrestuan edhe Julian Kalemi e vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, Andreë Bode.
Adriatik Kalemi rezulton person me precedentë kriminal që në vitin 2001. Ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.
Në vitin 2017, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.
Në vitin 2023, Kalemi ka arritur t’i shpëtojë sulmi në burgun e sigurisë së lartë “Koridhalos” në Athinë, ndërsa një i burgosur egjiptian e ka goditur me thikë. Adriatik Kalemi u plagos rreth datave 14 ose 15 dhjetor, ndërsa dyshimet e para, janë hedhur mbi pistën e një tentative për vrasje me pagesë. Gjithashtu atij iu bë shënjestër e një sulmi edhe më 9 gusht të 2023, në ishullin Paxos të Greqisë, teksa pushonte me familjen.
Më 20 korrik të 2024, Kalemit i vranë babain, Shyqyri Kalemin, në një atentat me armë zjarri. Pistë e atentatit dyshohet se është vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës.
Kalemi është kushëri i parë me Aleksandër Sadikajt, saktësisht djali i dajës së viktimës, i cili u vra me tritol teksa lëvizte me mjetin e tij në një zonë në afërsi të Saukut në Tiranë.
Lini një Përgjigje