
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Maqellarë, ku një 26-vjeçari plagosi me thikë nënën e tij.
I riu plagosi me thikë nënën e tij 50-vjeçare Nexhmie Sula, pas një sherri mes tyre. Mësohet se Itles Sula është arrestuar nga policia, ndërsa nëna ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka marrë plagë të shumta.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre. Djali kishte përfunduar studimet e larta por ishte ende i papunë, ndërsa nëna është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në Pocest.
E plagosura ka marrë shtatë goditje dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa gjendja e saj raportohet e rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, 26-vjeçari përballej me stres të lartë dhe mbyllje të thellë në vetvete, çka mund të kenë ndikuar në shpërthimin e agresivitetit ndaj nënës. Familjarët dhe fqinjët kanë mbetur të tronditur, ndërsa policia po heton për të zbuluar motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje