TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 11:34

Detaje nga plagosja në Tiranë/ Autori qëlloi 15-vjeçarin me pistoletë-stilolaps dhe hodhi armën në Laprakë, si e fshehën krimin punonjësit e picerisë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja në Tiranë/ Autori qëlloi 15-vjeçarin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në zonën e Ali Demit, i cili u qëllua me armë zjarri pasditen e së dielës brenda ambienteve të picerisë “Fantazia” ku ai punonte si kamarier.

Mësohet se autori, motoristi i picerisë Aldo Neziri, ka përdorur një armë të fshehur në formën e një stilolapsi për të qëlluar adoleshentin, ndërsa më pas ka hedhur armën në zonën e Laprakës për të zhdukur provat.

Autori ka thënë se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, por ka dyshime se ngjarja nuk ka qenë aksidentale.

Ndërsa mësohet se tre punonjës të picerisë akuzohen si të përfshirë në ngjarje, pasi kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes duke fshirë gjurmët dhe provat, si dhe kanë shmangur njoftimin e menjëhershëm të Policisë.

Sipas burimeve, Policia është njoftuar vetëm pasi 15-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa efektivët kanë konstatuar se vendi i ngjarjes te piceri “Fantazia” ishte pastruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë ishin fshirë.

 

 

Lini një Përgjigje