
Grupi hetimor ka marrë në pyetje 23 persona në Lushnje. Këto veprime, vijnë në kuadër të hetimeve të plagosjes së 60-vjeçares Bajame Senej.
Policia është rikthyer në Garunjë të Lushnjes, duke kërkuar me detektor mbi gëzhonjat e tjera të armës kallashanikov. Një ditë më parë, Policia bëri të ditur se autori është Armando Hasallën si të dyshuarin kryesor, por tashmë hetimet janë zgjeruar.
Shaip Hasalla e ka mohuar se i biri Armando Hasalla ka lidhje më këtë ngjarje dhe se sipas tij, si ai dhe djali tjetër kanë qenë jashtë shtetit.
Plagosja e 60-vjeçares ndodhi një ditë më parë, teksa Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën. Ajo u plagos në këmbë. Pas ngjarjes vëllai i saj akuzoi kushërinj të tyre si autorë të ngjarjes.
Ky konflikt mes tyre ka nisur që në korrik të vitit 2021, kur Kastriot Hasalla, vëllai i 60-vjeçares së plagosur, vrau kushëririn e tij Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas përplasjes për pronën.