
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sukth. Raportohet se është djegur qendra shëndetësore e Vardadhës në Sukth.
Sipas të dhënave të para nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur fillimisht në banesën ngjitur me qendrën shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e vatrës së zjarrit, ndërsa policia po heton shkaqet e tij.
Lini një Përgjigje