
Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka vjedhur në shtëpinë e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Uniformat blu raportojnë se pas hekurave përfundoi i riu me inicialet E.S.
Mësohet se brenda kasafortës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Sakaq, policia ka sekuestruar një pjesë të parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).
“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Kasaforta”.
Vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri, vihet në pranga 33-vjeçari.
Sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kasaforta".
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje