
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan, ku gruaja ka goditur me thikë bashkëshortin e saj duke e lënë të plagosur.
Uniformat blu raportojnë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit ku fillimisht 25 vjeçari, ka dhunuar bashkëshorten e tij, ndërsa e shoqja e ka goditur me thikë.
Sakaq, mësohet se 25-vjeçari është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Paskuqan/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.
Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje