TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2025, 23:03

“Do të mbush me plumba”/ Gazetari jep detaje lidhur me kërcënimin e efektivit të "Shqiponjave" në Shkodër!

Shkruar nga Pamfleti

“Do të mbush me plumba”/ Gazetari jep detaje lidhur me

Dy efektivë, njëri i FNSh dhe një i forcave Shqiponja janë konfliktuar fizikisht në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës.

Gazetari Eraldo Harlicaj, në një lidhje direkte nga Shkodra në Top Story, zbuloi se bëhet fjalë për efektivët Albert Kapaj dhe Altin Preka, dhe shkaku i konfliktit mes tyre, pretendohet të jetë një gjobë.

“Sikur të mos mjaftonin vrasjet në shkodër, edhe uniformat blu kanë përplasje me njëri-tjetrin. Rreth oreës 20:00, një nga efektivët, është kërcënuar nga një koleg. Albert Kapaj, punonjës i FNSH, ka pasur përplasje fizike me Altin Prekën, punonjës i Forcave Shqiponja. Kërcënimi ishte që do e vriste dhe do e mbushte me plumba”, raportoi gazetari.

 

Lini një Përgjigje