
Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Ram Gjomokajn, i arrestuar pak ditë më parë për ndërtimin e 8 objekteve pa leje, në pronën e tij të trashëguar.
Seanca gjyqësore u zhvillua sot nga ora 13:00 deri në 13:40, ku pas shqyrtimit të materialeve dhe pretendimeve të palëve, trupi gjykues vendosi ta lërë të lirë me kusht.
Gjykata vendosi për Gjomokajn, detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë organeve kompetente.
Policia e Kukësit njoftoi arrestimin e tij gjatë një aksioni për kontrollin e territorit dhe kundër ndërtimeve pa leje në zonën e Tropojës, ku gjithashtu u morën nën akuzë edhe 2 persona të tjerë dhe një u shpall në kërkim, në raste të ndryshme.
Lini një Përgjigje