TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2025, 21:49

“Do t’ju hapim barkun me plumba”, si u kërcënuan policët e Shqiponjave në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

“Do t’ju hapim barkun me plumba”, si u kërcënuan

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona.

Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekie te tyre duke arritur që t’i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës. Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë, raporton BalkanWeb.

Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Nga raportimet mësohet se një prej personave që kërcënoi efektivët e Shqiponjave është kolegu i tyre, por në repartin FNSH.

Kërcënimi i efektivëve të Shqiponjave vjen pak ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, ku në një atentat u ekzekutuan dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Pak minuta pas krimit, policia arriti të arrestonte autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili tentoi të largohej pas krimit. 

Lini një Përgjigje