TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2025, 20:08

U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në plazhin e Durrësit ku një 16-vjeçar është mbytur.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:00, shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr.13 është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

“Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Lini një Përgjigje