
Erogen Vaso Brajoviç është marrë sërish në pyetje nga hetuesit lidhur me atentatit në Shkodër dy ditë më parë, ku mbetën të vrarë dy miqtë e tij, ndërsa vetë u plagos.
43-vjeçari ka dëshmuar se po pinte kafen e mëngjesit kur pa një person me skafandër në kokë dhe armë.
“Në atë moment, u ngrita dhe u largova me vrap”, deklaroi Erogen Vaso Brajoviç.
Ai theksoi se autori i masakrës, i dyshuar si Ragip Gilam, e ndoqi nga pas duke e qëlluar.
Erogen Vaso Brajoviç, vëllai i të arrestuarit për vrasje Denis Bajri Brajoviç, ka pranuar në dëshminë e tij se ka miqësi me Bajrat, por theksoi se nuk është përfshirë në ngjarje kriminale.
“Me pjesëtarët e fisit Bajri kam miqësi nuk e mohoj këtë, por s’jam i përfshirë në asnjë ngjarje kriminale”, deklaroi i mbijetuari i atentatit, ku dyshohet se ishte shënjestër.
Erogen Vaso Brajoviç deklaroi gjithashtu se autorin e dyshuar të krimit, 28-vjeçarin Ragip Gila nuk e njihte.
“Ragip Gilën s’e njoh dhe s’kam asnjë konflikt me të”, tregoi ai për hetuesit në dëshminë e dhënë ditën e sotme.
Lini një Përgjigje