Është zhvilluar këtë të premte gjyqi për dosjen “Metamorfoza”. Gazetari Ermal Vija tha për “ABC News” se është shtyrë pretenca për Oltion Bistrin dhe Xhevahir Litën.
Një nga avokatët mbrojtës mungoi, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në datën 5 qershor
ora 15:00, ndërsa asnjë prej anëtarëve të grupit kriminal nuk ishte i pranishëm në seancë, duke shprehur vullnetin të mbroheshin nga avokatët.
Ndërkohë është gjobitur me 30 mijë lekë të reja avokatja e Astmer Bilalit dhe janë pezulluar afatet e paraburgimit deri në seancën e ardhshme.
Lini një Përgjigje