TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2025, 21:04

Droni i policisë “përvëlon” shoferët, 2 mijë gjoba në 10 ditë!

Shkruar nga Pamfleti

Droni i policisë “përvëlon” shoferët, 2

Policia Rrugore ka vënë në qendër të vëmendjes parakalimet e gabuara, duke intensifikuar monitorimin e akseve rrugore përmes dronëve gjatë 10 ditëve të fundit.

Aksioni është ndërmarrë nga Njësia Operacionale me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, duke krijuar rrezik për aksidente.

Si rezultat i këtij monitorimi, janë evidentuar 1,988 raste të parakalimeve të gabuara, për të cilat janë vendosur masa administrative prej 3,000 lekësh të rinj për secilin shkelës.

Ndërkohë, janë konstatuar edhe 367 raste të qarkullimit kundravajtje në karrexhatë, përfshirë kthesa, rakordime konvekse apo segmente me fushëpamje të kufizuar. Për këto shkelje janë vendosur gjoba prej 12,000 lekësh dhe janë hequr nga 10 pikë nga Leja e Drejtimit.

Parakalimet e gabuara në fokus të punës së Policisë Rrugore. Gjatë 10 ditëve të fundit, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar monitorimet me dron të akseve rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të atyre që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i monitorimit me dron janë evidentuar 1988 parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3000 lekë të rinj.

Gjithashtu, janë evidentuar edhe 367 raste të drejtuesve të mjeteve që kanë qarkulluar kundravajtje në karrexhatë, përfshirë kthesat, rakordimet konvekse ose segmente të tjera me fushëpamje të kufizuar. Për këta shkelës janë marrë masat administrative  12.000 lekë të rinj dhe zbritje prej 10 pikësh nga Leja e Drejtimit.  Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Lini një Përgjigje