Kronike25 Maj 2023, 16:57

Dyshohet se ishin spiunë, dalin nga qelia ukrainasi dhe dy rusët që u kapën në Uzinën e Gramshit

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se ishin spiunë, dalin nga qelia ukrainasi dhe dy rusët

Gjykata e Elbasanit ka liruar dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov nga burgu për shkak te afateve hetimore.

Sipas burimeve në Gjykatën e Elbasanit, bëhet me dije se Timofeva dhe Alpatov do të qëndrojnë nën masën detyrim paraqitje, ndërsa Zorin është lënë në arrest shtëpiak dhe kjo masë do të jetë në fuqi deri në mbyllje të hetimeve. Dy rusëve ju është bllokuar passaporta në mënyrë që të mos dalin nga vendi. 

Kujtojmë se fund gushtin e vitit të shkuar Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish-uzinën ushtarake në Gramsh, por në momentin që u pikasën nga ushtarët që ruanin objektin ata tentuan që të arratiseshin. Në një moment konfrontimi mes tyre dhe dy rojeve ushtarake të objektit ata dhe hodhën spray djegës ndaj tyre duke i verbuar për një periudhë të shkurtër kohe.

Ndërkohë që menjëherë pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli i Durrësit. Hetimet për aktivitetin e tyre janë shtyrë vazhdimisht nga prokuroria e Elbasanit në pritje për ta çuar çështje për gjykim.

Gjithashtu pas arrestimit, Rusia solli një letërporosi në vendin tonë ku kërkonte ekstradimin e ruses Svetlana Valerevna Timoveva, pasi e akuzonin për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por e reja kërkoi azil politik duke thënë se ka dalë hapur kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe për këtë arsye mund t’i rrezikohet jeta.

Më pas gjykata e Elbasanit vendosi që Timoveva të mos ekstradohet në Rusi me argumentin se i rrezikohet jeta.

spiunë uzina gramshit gjykata elbasanit