Kronike25 Prill 2023, 19:06

Grabiti 140 mln euro përmes mashtrimit kompjuterik, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e hakerit kinez

Shkruar nga Pamfleti

Grabiti 140 mln euro përmes mashtrimit kompjuterik, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për ekstradim të kinezit, Lianbing Chen, i cili akuzohet për një mashtrim me vlerë 140 milionë euro dhe që është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit dhe ka vendosur mospranimin e kërkesës për ekstradim pasi kërkesa kishte disa mangësi procedurale dhe se ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Kinën.

Ndërkohë që sipas Gjykatës së Lartë nuk ishte dhënë garancia se ai nuk do të ndiqej politikisht apo për një vepër penale më të rëndë, nuk ishte saktësuar akuza, dënimi për atë vepër penale në Kinë ishte me burgim të përjetshëm dhe nuk kishte garanci për mospërndjekje apo trajtim jonjerëzor.

Në seancë u sollën disa raporte ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut Kinë dhe një vendim i GJEDNJ Lui kundër Polonisë që ishte i njëjti rast. Chen është liruar në arrest shtëpie për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa ai ka kundërshtuar ekstradimin drejt Kinës.

gjykata e lartë ekstradim kinë hakeri