TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2025, 13:53

E pushuan nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellësit

Shkruar nga Pamfleti

E pushuan nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellësit

Një 48-vjeçar ka reaguar në mënyrë të dhunshme, kur iu komunikua vendimi për pushimin nga puna. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ku 48-vjeçari Altin Allajbej ka dhunuar drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, Oltion Dauti, pas ndërprerjes së kontratës së punës.

I arrestuari Altin Allajbej përveçse e ka goditur me grusht gjithashtu e ka kërcënuar Dautin nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje