TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2025, 12:00

Anëtare e organizatës kriminale, kapet 46-vjeçarja në Durrës; ishte dënuar në Itali me mbi 13 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Anëtare e organizatës kriminale, kapet 46-vjeçarja në

E dënuar me 13 vjet e 6 muaj burg në Itali për trafikim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohet në Durrës 46-vjeçarja.

Operacioni i koduar “Arachne”, i realizuar nga Policia e Durrësit, ka çuar në kapjen e Edisnarda (alias Edisnajda) Shapkës, e kërkuar nga autoritetet italiane.

Ajo u arrestua pas një kërkimi kombëtar dhe ndërkombëtar për ekzekutimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Bolonjës. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin në fjalë.

“Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kanë finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Bazuar në informacionet e marra, në kuadër të operacionit të koduar “Arachne”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetases në kërkim, Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, 46 vjeçe, banuese në Durrës”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë.

Gjykata e Shkallës e Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 169, datë 27.09.2025, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për këtë shtetase, në funksion të njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Apelit të Bolonjas, Itali, të vitit 2020, mbi bazën e të cilit është dënuar shtetasja Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Lini një Përgjigje