TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2025, 18:03

E rëndë në Bathore, 21-vjeçari humb jetën brenda fabrikës; akuza për vonesa të ambulancës

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Bathore, 21-vjeçari humb jetën brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bathore, ku një i ri 21-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës në një fabrik të specializuar në prodhimin e kabllove elektrike dhe komponentëve për industrinë e automobilave. Viktima është identifikuar si Juris Becaj, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në orët e para të mëngjesit.

Sipas denoncimeve të bëra nga qytetarë në rrjete sociale, ambulanca është telefonuar disa herë, por nuk është përgjigjur në asnjë moment, duke e lënë të riun pa ndihmën mjekësore të nevojshme në kohë. Kjo vonesë e dyshuar ka ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e sistemit të urgjencës dhe kushtet e sigurisë në vendin e punës.

Më datë 06.11.2025, rreth orës 06:30, dyshohet se gjatë punës në një fabrikë në Bathore, ka humbur ndienjat shtetasi J. B., 21 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën në spital, dyshohet prej shkaqeve natyrale. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, tha policia

Lini një Përgjigje