TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2023, 15:17

E rëndë në Bulqizë/ Plagoset një minator gjatë punës, lihet në derë të spitalit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Bulqizë/ Plagoset një minator gjatë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Bulqizës ku është plagosur një minator.

Burime bëjnë me dije se minatori është lënë i plagosur para derës së spitalit nga një person i cili e ka shoqëruar me makinë private. 

Ai është dërguar në spitalin Ushtarak ku mësohet se është në gjendje kome. Sakaq, mësohet se i plagosuri me inicialet SH.Ç., është rreth moshës 60-vjeç.

Ndërkohë kanë qenë të afërmit ata që kanë denoncuar rastin. Sipas raportimeve, policia ka ndaluar edhe personin që e ka transportuar.

Ngjarja nuk është bërë publike nga policia dhe nuk dihet se në cilën galeri punonte 60 vjeçari Sh.Ç.

 

bulqize minator spital

Lini një Përgjigje