Kronike22 Gusht 2023, 15:10

Makinat përplasen 'kokë më kokë', plagosen 4 persona në Divjakë

Shkruar nga Pamfleti

Makinat përplasen 'kokë më kokë', plagosen 4

Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e quajtur “pushimi i shoferit”, në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Ngjarja ka ndodhur në kthesën që ndan dy fshatrat, Mizë e Zharrnec, të bashkisë Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.  

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona, drejtuesit e dy automjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me makinat përkatëse.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë drejt spitali të Lushnjës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, për zbardhjen  rrethanave të aksidentit.

makina perplasje diivjake