
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pogradec, ku një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e saj.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe. Fatkeqësisht, e ndjera ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.
"Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje