TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2025, 16:21

Me pushime në Sarandë, 20-vjeçari gjendet pa shenja jete në apartament 

Shkruar nga Pamfleti

Me pushime në Sarandë, 20-vjeçari gjendet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Sarandë. 

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më 26 korrik, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Policia  bënë me dije se viktima, është gjetur nga familjarët, ndërsa ndodhej në apartamentin ku ishte akomoduar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Blutë informojnë se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç, banues në Maqedoni. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale", njofton policia. 

Lini një Përgjigje