TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2025, 22:03

E rëndë në Shkodër, 26-vjeçari gjendet i pajetë në ujërat e liqenit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Shkodër, 26-vjeçari gjendet i pajetë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës qytetin e Shkodrës, ku trupi i pajetë i një 26-vjeçari është gjetur në ujërat e Liqenit të Shkodrës, në zonën e Shirokës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:40, Salla Operative e Drejtorisë Rajonale të Kontrollit të Mjedisit Shkodër sinjalizoi për praninë e një kufome në liqen, e konstatuar nga disa peshkatarë, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Viktima është identifikuar si I. L., 26 vjeç. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i riu dyshohet të ketë vuajtur nga depresioni. Nga ekzaminimet paraprake, në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune, duke ngritur dyshimet se mund të bëhet fjalë për një akt vetëvrasje.

Trupi i të ndjerit është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa policia dhe grupi hetimor nga Komisariati i Shkodrës po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një Përgjigje