
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një turist 67-vjeçar nga Danimarka ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte.
Mësohet se Per Hjerrild kishte disa ditë që kishte ardhur në Sarandë me një kompani udhëtimesh. Sot në mëngjes sa ka dalë nga ashensori ka rëne në tokë pa ndjenja tek holli i hotelit “Royal” ku ata ishin akomoduar.
Sipas policisë, dyshohet se turisti ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në ambientet e hotelit të ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit. Trupi i tij është dërguar në Tiranë për ekspertizë mjeko- ligjore duke qenë shtetas i huaj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.