Kronike18 Shtator 2023, 15:59

Plas sherri mes të miturve në Shkodër, plagoset me thikë 16-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri mes të miturve në Shkodër, plagoset me thikë

Një sherr me thika ka ndodhur mes 2 të miturve në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë me dije se mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P., ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L.

Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

sherr thike shkoder 16-vjeçari