Kronike18 Shtator 2023, 16:16

Kërcet arma në Malësi të Madhe, plagoset një 30-vjeçar; arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Malësi të Madhe, plagoset një

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Vermosh të Malësisë së Madhe. Një 55-vjeçar i identifikuar si Gjergj Marku, ka qëlluar me armë zjarri një 30 vjeçar të identifikuar si Mati Pemaj, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas informacioneve 55-vjeçari gjithashtu ka kërcënuar një tjetër shtetas i cili u afrua t’i jepte ndihmën e parë 30-vjeçarit të plagosur. Autori pas ngjarjes ka tentuar që të arratiset por është arrestuar nga forcat e policisë.

Gjithashtu mësohet se n[ gjendje të lirë është proceduar dhe gruaja e 55-vjeçarit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari. 

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në këtë adresë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. kishte plagosur me armë zjarri pistoletë, në dorë, shtetasin M. P., 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, shtetasi Gj. M. ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur.

Falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gj. M., 55 vjeç. 

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., shtetasen E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q.     Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’, njofton policia.

plagosje malësi të madhe