TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2025, 11:34

E rëndë në Tiranë, tre të rinj dhunojnë me sende të forta 21-vjeçarin; shkak rrjetet sociale 

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tiranë, tre të rinj dhunojnë me sende
Foto Ilustruese

Tre të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanë dhunuar me sende të forta një 21-vjeçar.

Mësohet se në pranga ka rënë  Florjan Faslia, 18-vjeç, Mentor Daja, 21-vjeç dhe Samuel Tahiraj, 19-vjeç.

Sipas hetimeve, këta të rinj, pas një konflikti për motive të dobëta në rrjete sociale, kanë goditur me sende të forta shtetasin me iniciale M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

"Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim", njofton policia. 

sherr mes te rinjve ne tirane

Lini një Përgjigje