Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.
Sipas burimeve paraprake, ndërhyrja është kryer vetëm pak momente më parë dhe lidhet me kapjen e autorit të dyshuar itëngjarjes në Sarandë, i akuzuar për plagosjen e dy personave.
I prangosuri është Ramadan Zoto, 43 vjeç, që gjatë një sherri më 17 korrik të këtij viti në lagjen nr. 3 të Sarandës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, plagosi me armë zjarri të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt.
Sipas burimeve jane sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa ka edhe persona të tjerë të shoqëruar. Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe ndërhyrja ishte e befasishme, mes bashkëpunimit të tre sektorëve të policisë.
Nga pamjet në vendngjarje, shihet se forcat e policisë kanë bllokuar një automjet tip “Audi”, nga i cili është nxjerrë një person dhe është shoqëruar nga uniformat blu. Burime të tjera bëjnë me dije se ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.
Më herët, më 20 korrik, ishte arrestuar një tjetër i dyshuar për krimin, Artan Murtaj, 43 vjeç, nga Policia e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt.
Lini një Përgjigje