Kronike26 Shkurt 2024, 22:38

“Fshinë çdo gjurmë”, gazetari për krimin në Durrës: Një plumb shpoi murin edhe atë e kishin stukuar

Shkruar nga Pamfleti

“Fshinë çdo gjurmë”, gazetari për krimin

Gazetari Armand Bajrami ka zbuluar të tjera detaje lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit, Pëllumb Meta.
Ai ka thënë se vajza ka marrë përsipër autorësinë e krimit dhe në bazë të kësaj janë bërë eksperimentet e nevojshme për të parë se sa e mundur ka qenë kjo gjë.

Sipas Bajramit, nga familja janë marrë të gjitha masat për të fshehur provat, madje edhe muri ku ka përfunduar një prej plumbave, është stukuar.

“Ka qenë vajza ajo që ka marrë autorësinë dhe prandaj janë bërë këto eksperimente për të kuptuar se a mund ta bënte ajo. Në momentin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi ka qenë vetëm Hyseni. As djali i vogël dhe as bashkëshortja, e cila ka qenë duke punuar në ara. Versioni që ata do të mbanin në këtë histori përpjekja për t’ia faturuar krimin vajzës ka qenë se duke qenë femër mund të përfitonte lehtësi. Ka qenë ftohtësia e madhe e tyre ndaj deklarimeve. Hygerta vetëm në një moment ka derdhur pak lot, ndërsa Hyseni është përlotur pak.

Plumbat që i kanë marrë jetën Pëllumb Metës i ka shkrepur djali i tij. Intervistimi që i janë bërë këtyre fëmijëve ka më shumë detaje të skenave të krimit të kryer. Ka detaje që edhe mund t’i harrojnë, por këto detaje strikte janë dhënë nga vajza. Kështu dyshimet kanë qenë se djali ka kryer krimin, ndërsa vajza ka qenë dëshmitarë. Prishja e skenës së ngjarjes, për shembull divani që është dërguar në katin e dytë të banesës. Një mbulesë divani është lënë derisa t’i mpiksej gjaku. Mbulesa e divanit është pastruar dhe larë disa herë. Një plumb tej-shpues ka shkaktuar një vrimë në murin e dhomës, edhe ajo është stukuar pas krimit”, tha gazetari Armand Bajrami.

pellumb meta