TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 10:27

Gjyqi në SPAK ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, dëshmon babai i Ervin Matës: Ka pasur një incident në hotel

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në SPAK ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt,
Gjyqi në SPAK ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçaj

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u zhvillua të premten seanca ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut, shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Në sallën e gjyqit është paraqitur Luan Mata babai i të shumëkërkuarit Ervin Mata. Ndaj hotelit të Matës në rrugën e Dibrës ka shpërthyer një sasi tritol në vitin 2020.

“Në vitin 2020 kam operuar në biznes privat, kam hotel Viktoria dhe Viktoria Construksion. Nuk kam pasur probleme me njerëzit. Në vitin 2020 ka pasur një incident, kam qenë brenda ne hotel. I gjithë hoteli është i mbuluar me kamera. Kam 2 fëmijë. Nuk kam dijeni kush ma ka vendosur tritolin”, ka thënë Mata.

Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj.

Sipas SPAK, Dervishi dhe Meçaj akuzohen se i kanë dhënë autorëve automjetin që kanë përdorur Rraja për të vendosur tritolin.

Sjellim ndërmend se ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor 2019, rreth orës 16:00, ku në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet Benz, ngjyrë gri, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Nga të shtënat, të tre personat kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shoferi Andi Maloku, kurse ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho, kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

dëshmon babai i ervin matës

Lini një Përgjigje