Një zjarr ka rënë sot në mëngjes në spitalin e Shkodrës, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Zjarri ka rënë në një dhomë në repartin e kirurgjisë dhe siç duket nga pamjet, flakët kanë shkrumbuar gjithçka.
Krevatet dhe pajisjet që ndodheshin aty janë djegur totalisht. Fatmirësisht ekipi mjekësor ka ndërhyrë në kohë dhe ka arritur të shpëtojë një pacient që ndodhej aty. Ende nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit. Ndërkohë vetë spitali reagoi duke bërë me dije se shërbimi vijon normalisht.

“Në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në shërbimin e Pneumologjisë.
Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.
Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëhershme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, njofton spitali.

Lini një Përgjigje