
Spitali Rajonal Shkodër ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në repartin e kirurgjisë, i cili u përfshi nga flakët.
Sipas spitalit, pacientë janë evakuar në kohë dhe nuk ka pasur perona të lënduar. Po ashtu bëhet me dije se shërbimi do të vijojë pa ndërprerje.
“Spitali bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në shërbimin e Pneumologjisë.
Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.
Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëhershme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, njofton spitali.
Lini një Përgjigje