TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2023, 08:29

Zjarr në spitalin e Shkodrës, flakët përfshijë repartin e kirurgjisë

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në spitalin e Shkodrës, flakët përfshijë repartin

Një zjarr ka rënë në spitalin e Shkodrës mëngjesin e sotëm. Mësohet se flakët kanë përfshirë një nga dhomat e kirurgjisë në katin e katërt të Spitalit Rajonal. Sipas njoftimit të policisë, ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë pacient nuk është lënduar.

"Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental", thuhet në njoftimin e policisë.

spital zjarr shkoder

Lini një Përgjigje