
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj i cili shkaktoi aksidentin që i mori jetën 17-vjeçarit, Leandro Shametaj.
Familjarët e të ndjerit kërkojnë ashpërsim të ligjit, pasi sipas tyre nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, por vrasje me dashje. Daja i 17-vjeçarit u shpreh se autori vijon të ecë me 200 km/h në bulevard, madje në gjendje të dehur.
“Në kërkojmë nga drejtësia që, vërtetë ai ka marrë atë çka meriton, por ne kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj. Ajo nuk ishte një aksident, por për ne është një vrasje me dashje. Në momentin që ecën me 200 km/h në bulevard dhe të rezultosh i dehur, nuk ka fjalë për ne. Nuk arrijmë dot ta besojmë këtë gjë. Kërkojmë që të ashpërsohet ligji, nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, është vrasje me dashje”, tha ai për “TCH”.
Lini një Përgjigje