
Filiali i një poste private ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur tek rruga “5 Maji”. Një person është futur në ambientet e postës me një thikë në dorë dhe në kërcënimin e saj ka arritur të marrë një shumë parash. Më pas është larguar me motor.
“Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit”, shkruan policia.