TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Tetor 2025, 10:32

Sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ 160 mijë euro në Tiranë, 34-vjeçari e fshehu në emër të një kompanie

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ 160 mijë euro në

Një automjet luksoz, ‘Lamborghini Urus’ me vlerë 160 mijë euro është sekuestruar në Tiranë.

Sipas policisë, mjeti luksoz dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale. Ai përdorej nga Sahit Shpataj, një person i dënuar për disa vepra penale.

Bëhet me dije se 34-vjeçari e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën. Nën hetim është vënë gjithashtu edhe pronari i kompanisë.

“Sekuestrohet automjeti “Lamborghini Urus” i një 34-vjeçari me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën. Vihen në hetim 34-vjeçari dhe pronari i kompanisë.

Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”.

Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas.

Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit S. Sh”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje