TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2025, 11:20

Hetimet për EcoPark, SPAK merr në pyetje ish-deputetin e PS-së

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet për EcoPark, SPAK merr në pyetje ish-deputetin e PS-së

SPAK ka marrë në pyetje ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako lidhur me hetimet që po kryen për tenderin e EcoPark në Durrës.

Siç raportohetnga OraNews, SPAK ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos 10 ditë më parë, ku ish-ligjvënësi u mor në pyetje në cilësinë e drejtorit të AKUM, për më shumë se tre orë

Në 2019, qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun. AKUM shpalli tenderin në tetor 2019, por e anuloi më vonë. Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë.

Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanive ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’. Alqi Bllako ndërkohë ndodhet në burgun e Durrësit, i akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale lidhur me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

 

Lini një Përgjigje