Kronike14 Mars 2023, 16:39

Hije skandali në radhët e policisë/ Qindra mijëra euro në makinë, arrestohet efektivi i RENEA-s

Shkruar nga Pamfleti
Hije skandali në radhët e policisë/ Qindra mijëra euro

Një efektiv i forcave RENEA është arrestuar nga Policia e Tiranës. Mësohet se efektivi Altin Morina është Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea dhe në momentin e arrestimit në makinën e tij tip “Audi” i janë gjetur mbi 113 mijë euro të mbështjella me qese.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hije skandali në radhët e policisë/ Qindra mijëra euroHije skandali në radhët e policisë/ Qindra mijëra euroHije skandali në radhët e policisë/ Qindra mijëra euro

"Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonjës police), qarkullonte me automjet tip "Audi" dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special RENEA.

Gjatë kontrollit dhe kqyrjes së automjetit rezultoi se në sediljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.  

efektivi renesa arrestohet