Kronike14 Mars 2023, 15:29

Kush ishte objektivi i sulmit me armë? Rrëfehet xhaxhai i Fatjon Muratit: Nuk kemi konflikte, s’i pashë atentatorët

Shkruar nga Pamfleti

Kush ishte objektivi i sulmit me armë? Rrëfehet xhaxhai i Fatjon

Sahit Murati, njëri nga personat që mbeti i plagosur në ngjarjen e “Don Boskos” në Tiranë, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale, duke treguar se nuk kishte mundur të shikonte asgjë identifikuese nga silueta e dy personave që qëlluan drejt lokalit ku ndodhej.

I dëmtuari që dyshohet nga policia se ishte objektivi i këtij atentati, ka rrëfyer se ndodhej në lokal dhe teksa po shikonte një ndeshje futbolli, ka dëgjuar krisma të forta dhe thyerjen e xhamave.

Murati, ka rrëfyer se është shtrirë në dyshime, duke mos pasur asnjë mundësi të shikonte personat që qëlluan por edhe të reagonte karshi tyre.

Xhaxhai i Fatjon Muratit, ka pohuar para policisë se ai dhe familja e tij nuk kanë asnjë konflikt me persona të ndryshëm dhe për shkak të kësaj situate, nuk ishte në gjendje të tregonte emrin e një personi konkret, që ka kryer goditjen me armë.

Për shkak të sulmit me armë në lokalin e Fation Muratit, të cilin ai e kishte dhënë me qera, humbi jetën Mimoza Paja, gjyshja që punonte si banakiere në këtë lokal.

Ndërsa plumbat, nuk kursyen dhe mbesën e saj 10 vjeçe, si dhe 4 persona të tjerë që ndodheshin në ambientet e lokalit, duke para në televizor ndeshjet e futbollit.

Por kur po mbushen 48 orë nga krimi i rëndë, Policia Kriminale ende nuk ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë asnjërin nga personat që realizuan këtë ngjarje të rëndë. /Ora News

vrasje fatjon murati atentat