
Referuar burimeve, personi që shkaktoi aksitentin, duke përplasur 7 automjete dhe 1 motor, u ndalua nga Forcat Shqiponja për një kontroll rutinë në zonën e Liqenit të Thatë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë, ku një person i armatosur, ka përplasur me makinë disa automjete të tjera, në një tentativë për t'i shpëtuar policisë. E gjithë ngjarja që përfshiu 7 automjete dhe 1 motor që u përplasën ka zgjatur rreth 15 minuta.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Imer Krrashi, është arrestuar nga policia, pas një ndjekjeje disa minutëshe.
Mes personave që kanë mbetur të plagosur janë edhe një punonjës policie dhe bashkëshortja e tij. Ata po udhëtonin me motor kur janë përplasur nga automjeti ku lëvizte personi i armatosur.
Nga raportimet mësohet se ata janë transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Referuar burimeve, personi që shkaktoi aksitentin, duke përplasur 7 automjete dhe 1 motor, u ndalua nga Forcat Shqiponja për një kontroll rutinë në zonën e Liqenit të Thatë.
Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit, që rezulton se ka pasur armë në makinë, është larguar me shpejtësi në drejtim të autostradës, duke kaluar pranë një prej qendrave më të mëdha tregtare. Policia e ka ndjekur nga pas, ndërsa ai ka hyrë në zonën e Saukut, atje ku për shkak të shpejtësisë së madhe ka shkaktuar edhe një aksident masiv.

Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.
Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.
Lini një Përgjigje