TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2025, 10:30

I dënuar nga GJKKO me 5 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 28-vjeçari në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar nga GJKKO me 5 vite burg si pjesë e një grupi kriminal,

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. I riu Hashim Lama ishte dënuar nga GJKKO me 5 vjet e 4 muaj burgim, pasi akuzohej si anëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike.

Ai u arrestua në Fushë-Milot, gjatë operacionit të koduar “Kurbini”. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kurbini”. 

Gjatë operacionit u kap në Fushë Milot, Kurbin, dhe u vu në pranga shtetasi:

Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje