
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Ura e Kardhiqit – Tuneli i Skërficës – Delvinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në mes të tunelit, kur një mjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi D.B., 53 vjeç, banues në Delvinë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, i cili ka dalë në kohë nga mjeti dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe kanë parandaluar përhapjen e tij në pjesë të tjera të tunelit. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende dhe pritet të hetohen nga autoritetet përkatëse.
Lini një Përgjigje