TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2025, 22:24

Nga kontrolli i banesave te sekuestrimi i telefonave, Dumani: Kemi respektuar procedurat, SPAK synon provat

Shkruar nga Pamfleti

Nga kontrolli i banesave te sekuestrimi i telefonave, Dumani: Kemi respektuar

Kreu i SPAK, Altin Dumani, duke folur për punën e Prokurorisë së Posaçme, tha se në të gjitha rastet janë respektuar procedurat.

Dumani, në një intervistë për emisionin ‘Trialog’, tha se qoftë në rastet e kontrollit të banesave apo sekuestrimit të telefonave, janë respektuar procedurat sa i takon mjeteve të kërkimit të provës. Madje kreu i SPAK tha se në të gjitha rastet me përjashtim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, gjykatat kanë legjitimuar veprimet e SPAK.

“Prokurorët e Posaçëm përpiqen që të respektojnë procedurat sa i takon mjeteve të kërkimit të provës, sikundër është kontrolli banesës apo ai personal, dhe përmes kontrollit synohet sekuestrimi i sendeve, që konsiderohen provë materiale. Ne nuk kemi pasur ndonjë vendim që të na vërtetojë kundërligjshmërinë e veprimeve tona”, tha Dumani.

Lini një Përgjigje