TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2025, 08:40

Armë, municion luftarak dhe kanabis/ Kishte kthyer lokalin në ‘fole’ droge, arrestohet 41-vjeçari në Kuçovë

Shkruar nga Pamfleti

Armë, municion luftarak dhe kanabis/ Kishte kthyer lokalin në

Pronari i një lokali në Dimal është arrestuar nga policia pasi përdorte lokalin e tij për të shpërndarë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në lokalin e 41-vjeçarit Kadri Kallmi, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.

Në pranga ka rënë edhe Kostandino Ziu nga Kuçova. 27-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara për identifikimin e autorit/ve të vendosjes së lëndës plasëse në një biznes ditën e djeshme, si dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Kompleks”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal;

K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit që 41-vjeçari kishte në posedim, ku gjetën dhe sekuestruan:

1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.

Në vijim, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit K. Z., i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje