Kronike 1 Nëntor 2023, 10:03

Tragjedia në Gjermani, identifikohet 1 nga 4 shqiptarët që humbën jetën

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Gjermani, identifikohet 1 nga 4 shqiptarët që

Albert Zorba, 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës.

Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.

Sipas mediave gjermane numri i shqiptarëve që kanë humbru jetën është 4 dhe një i pestë ka mbetur i plagosur.

Tragjedia e vërtetë ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë. 

Ngjarja ndodhi në zonën e HafenCity, ku shqiptarët po punonin në një pallat. Media gjermane BILD raporton se një prej viktimave nuk është nxjerrë dot ende nga rrënojat.

Por çfarë ndodhi?

Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori. Tre prej shqiptarëve humbën jetën menjëherë si pasojë e mbetjeve që u ranë sipër dhe janë nxjerrë. Personi që nuk është nxjerrë ndodhet në fund të boshtit i mbuluar nga rrënojat. Kjo sipas autoriteteve e bën operacionin e nxjerrjes së trupit të pajetë më të vështirë.

Fillimisht doli lajmi se viktimat ishin bullgarë, por më vonë autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për shqiptarë. Hetuesit vazhdojnë punën për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje.

Sipas asaj që shkruan BILD dyshohet se skela nuk është vendosur siç duhet. Të njëjtat burime thonë se aty ishin vendosur rreth 80 blloqe betoni megjithatë është e paqartë se si kjo mund të ketë ndikuar në aksident.

Subjekti që merrej me zbatimin e projektit nuk iu përgjigj interesimit të mediave nëse materialet ishin vendosur siç duhet.

 

tragjedia në gjermani albert zorba