Kronike23 Shkurt 2024, 18:29

“Krimi i mirëmenduar”, policia jep detaje për ngjarjen tronditëse në Durrës: Vrasja e babait ndodhi më 10 shkurt!

Shkruar nga Pamfleti

“Krimi i mirëmenduar”, policia jep detaje për ngjarjen

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që u zbulua në Durrës, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u gjet i varrosur në oborrin e shtëpisë.

Drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita ka zbuluar rolin e 19-vjeçares, Hygerta Meta, e cila e pranoi e para krimin, duke mos ndarë shumë të dhëna për shkak të hetimeve që janë në vazhdim. Ai shtoi se krimi ishte i mirë menduar dhe se kishte ardhur si shkak i konflikteve të një pas njëshme në familje.

Si autor të ngjarjes janë vënë në pranga tre fëmijët e tij, vajza dhe dy djemtë, ndërsa gruaja e viktimës do të hetohet e në gjendje të lirë, për fshehje të krimit.

Edhe 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje dhe dihet që arsyeja ka qenë konflikti që kjo dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë pasur me babain. Nuk është një konflikt i çastit, është një ngjarje që familjarët e kanë mirëmenduar.

Ekzekutorja e ka pranuar akuzën dhe ka shpjeguar rolin që ka pasur. Motra në momentin e parë e ka pranuar që e ka kryer ajo këtë krim të rëndë, por hetimet e thelluara bën që ne të vazhdojmë pasi ajo mori përsipër të gjithë krimin. Është vërtetuar nga mjekësia ligjore dhe data e vrasjes ishte 10 shkurt, dita kur u zhduk”, tha Hita.