
Një 48-vjeçar nga Tepelena, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “trafik të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.
Ardian Gerbi nga Bënca e Tepelenës, është ndaluar mesditën e 29 nëntorit, por policia greke ka njoftuar sot lidhur me lajmin për arrestimin e tij.
Sipas policisë greke, rezulton se në vitin 2008, Gërbi i ka shitur një tjetër personi 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë. Ardian Gërbi rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.

Lini një Përgjigje