TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 21:31

Atentati mafioz ku u vra Gilmando Dani, Qyno: Policia po verifikon një person, dyshohet se dha informacionin te atentatorët

Shkruar nga Pamfleti

Atentati mafioz ku u vra Gilmando Dani, Qyno: Policia po verifikon një

Një atentat mafioz ndodhi pasdreken e së martës pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku viktimë mbeti 47-vjeçari, Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë 40-vjeçari, Mustafa Sheqeri.

Gazetari Elton Qyno për Syri TV bëri të ditur se policia ka një person të dyshuar në lidhje me ekzekutimin mafioz.

Sipas tij, personi besohet se ka bashkëpunënuar me atentatorët për të dhënë informacion që do të  pasohej me ekzekutimin me kallashinkov tek rrethrrotullimi i Rinasit. Dani dhe Sheqeri sapo ishin kthyer nga Spanja, ndërsa atentatorët i prisnin me një automjet tip Toyota me ngjyrë blu.

"Kemi të bëjmë me një vrasje tipike mafioze, e cila është e mirë organizuar nga grupet kriminale rivale me njëra-tjetrën dhe që padyshim sot solli kasapanën e radhës pikërisht në rrugët e qyteteve të Shqipërisë.

Situata është monitoruar në mënyrë të përpiktë nga ana e, autorëve të krimit. Policia e Tiranës ka një person të dyshuar që besohet se ka bashkëpunuar me grupin e zjarrit për të dhënë informacion. Ky person që ka dhënë informacionin është shfaqur në pamjet filmike dhe bën disa lëvizje, vajtje-ardhje në, në segmentin e rrugës që lidh tunelin, pra derën kryesore të parkimit me pjesën e rreth rrotullimit që del plotësisht nga zona e terminalit. Dhe që flet në telefon dhe që ky person aktualisht është njeriu i parë i dyshuar nga policia e Tiranës.

Dhe ky person aktualisht është shoqëruar, është identifikuar dhe dyshohet që të jetë personi që ka dhënë informacionin, por që deri në këto momente nuk kemi as edhe një njoftim zyrtar nga policia”, tha Qyno.

Qyno thotë se viktimat nuk kanë pasur armë, ndërsa nga makina e autorëve kanë zbritur 3 persona

“Dyshohet që fillimisht është qëlluar nga makina, paralel, dhe më tej pastaj kanë zbritur tre persona dhe kanë filluar të qëllojnë me intensitet akoma dhe më të lartë.

Dhe njëri prej tyre është afruar në makinë dhe ka qëlluar, ndërkohë që nga të dyja anët e personave që janë të dëmtuar, qoftë nga Gilmando Dani, por qoftë edhe nga Mustafa Sheqeri, apo Muçi Sheqeri, nuk është reaguar në asnjë moment.

Që nga kontrolli i makinës i brendshëm, por edhe nga kontrolli fizik i tyre, nuk i është gjendur as edhe një armë”, tha Qyno.

Një detaj tjetër që zbulon gazetari është dhe fakti se autorët kanë qenë të veshur me jelekë antiplumb e ishin përgatitur që të ekzekutonin me çdo kusht Gilmando Danin"

"Disa prej tyre kanë një lloj veshje jeshile siç del në pamjet filmike dhe që policia dyshon që kjo veshje jeshile besohet se janë jelekë anti-plumb, pra i kanë marrë masat që edhe nëse do të kishte një reagim me armë nga ana e objektivit, ata të ishin të sigurt që të kundërpërgjigjeshin me intensitete akoma dhe më të lartë dhe të ishin edhe të vetëmbrojtur ndaj plumbave që do të vinin anasjelltas.

Aq më tepër që ishin nisur për të vrarë dhe për ta bitisur këtë punë për faktin se katër persona me katër automatik kallashnikov në makinë kishin bërë të gjitha planet që të ishin gati të hapnin dhe luftë vetëm të vrisnin Gilmando Danin", tha ai.  

Lini një Përgjigje